Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Henri Gjoka, 18 vjeç.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Ndërsa i plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al