Prej ditesh ne disa portale, qarkullon nje foto e Shefit te Rendit ne Komisariatin e Policise se Shkodres, Sajmir Rrustemi, ne te cilet duket i veshur civil dhe me nje pistolete ne dore. Fotoja u perdor ne menyra te ndryshme nga portalet duke hedhur edhe akuza ndaj tij ndersa sot vete Rrustemi permes nje statusi ne profilin e tij ne Facebook ka sqaruar situaten. “Dy automjete thyen dy postoblloqet e policise, une isha ne pushim me familjen time kur u lajmerova dhe dola menjehere”. Ja cfare shkruan Rrustemi:
“Te nderuar miq! Kete reagim po e bej jo per t’u dhene rendesi atyre qe me çedimet e tyre hormonale tentojne qe te bejne interesantin, por ne respekt te atyre qe nuk mendojne si une dhe mbi te gjitha te gjithe atyre qytetareve te Shkodres qe me mbeshtesin pa asnje interes. Dua t’ju tregoj se cfare ka ndodhur ne te vertete:
E para: Jemi njoftuar ne radio nga postoblloku te Ura e Bahcallekut se 2 mjete me xhama te zinj kane thyer postobllokun dhe nuk i jane ndaluar sherbimeve te policise. Menjehere, eshte dhene alarmi dhe te gjitha sherbimet ne terren jane vene ne ndjekje te ketyre mjeteve. Dy nga patrullat kane tentuar t’i bllokojne keto dy mjete ne afersi te Xhabijes. Me shpejtesi te larte dhe pa asnje shpjegim ,te dy mjetet nuk i jane bindur patrullave per t’u ndaluar dhe jane larguar ne drejtim te sheshit Isa Boletini. Te ndodhur para ketij fakti, kam dhene urdher qe sherbimet te benin te mundur bllokimin e rruges te sheshi Isa Boletini per te bere te mundur ndalimin e ketyre mjeteve bashke me personat, pasi fakti qe nuk ndaluan ne 2 bostoblloqe e bente situaten te rrezikshme. Patrulla afer sheshit ka tentuar t’i bllokoje rrugen duke i bere me shenje me sinjalistike pamore dhe zanore per te ndaluar ,gjithashtu pas tyre ishin ne ndjekje dhe dy patrullat e meparshme qe keto dy mjete u kishin ikur. Mjetet me nje shpejtesi te llahtarshme nuk i jane bindur as patrulles se trete dhe kane vazhduar levizjen ne drejtim te kryqezimit te ish Deges ku po zhvillohej dhe nje koncert. Une se bashku me disa sherbime te policise dhe ushtrise te ndodhur para faktit se 2 mjete me xhama te zinj nuk ndalojne ne tre postblloqe te policise pa u dhene asnje shpjegim, krijuam nje prite per te bere te mundur bllokimin me cdo kusht te mjeteve, pasi brenda tyre mund te kishte persona ne kerkim, persona te armatosur apo mjet me ngarkese te lendeve narkotike. Plus qe me ate shpejtesi keto mjete perbenin rrezik serioz per stafin e koncertit qe po zhvillohej ne shesh. Sapo jane afruar mjetet me shpejtesi duke pare dhe faktin se ne kishim bllokuar rrugen me nje mjet policie dhe nje mjet civil te rastesishem, te dy mjetet tentuan perseri te shmangnin priten tone. Ne kete moment pas disa manovrave me mjetin e policise kemi bere te mundur bllokimin e rruges, si dhe kemi nxjerre armet ne respekt te procedures standarte te policise per te paralajmeruar se duheshin te ndalonin menjehere dhe te dilnin nga makina. Pasi kemi bere neutralizimin e shoferit, ai pretendoi se ne makine kishte nje te semure dhe po e conte ne spital. Kam bere verifikimin vizual dhe brenda mjetit kishte dy persona, te cilet ne dukje nuk ishin ne gjendje te mire shendetesore. Menjehere kam terhequr forcat dhe kam lejuar mjetin me personat e semure te levizte drejt spitalit. Njekohesisht kam lajmeruar sallen operative dhe sherbimet e tjera se mjetet u bllokuan po nuk duhet t’i ndalonte askush sepse kishin persona te semure. Ne kete moment kam nise pas tyre dhe nje patrulle policie per te verifikuar nese ata persona ishin me te vertete te semure dhe se per cfare behej fjale. Sapo kane shkuar ne spital personat ne fjale kane filluar duke u konfliktuar me personelin mjekesore dhe pas nderhyrjes se patrulles kane filluar te konfliktohen dhe me patrullen. Sipas mjekeve keta persona nuk kishin asnje problem shendetsor, pervec faktit se ishin ne gjendje te renduar nga konsumimi i alkolit. Pasi patrulla kerkoi ndihme ne spital jane afruar dhe sherbime te tjera dhe kane bere arrestimin e drejtuesit te mjetit, shoqerimin e personave ne komisariat dhe bllokimin e mjeteve. Pra ,sic e shikoni, edhe pse une per shkak te normave njerezore e lashe mjetin te vazhdonte drejt spitalit, nuk kishim te benim me persona te semure e aq me pak ne gjendje te rende, por thjesht me persona te dehur. Kjo gje justifikon me se miri te gjitha veprimet tona. Ju u shqetesuat se une kisha nxjerre armen per te paralajmeruar drejtuesin e mjetit, por aty ishim se paku 7 punonjes policie qe kishin nxjerre armet pasi ishim te detyruar.
E dyta: I kishte shqetesuar fakti qe une isha i veshur me rroba civile. Dua t’ua sjell ne vemendje se ngjarja ka ndodhur diten e diele rreth ores 19:30 pak a shume, per te gjithe ata qe s’e dine e diela eshte dite pushimi e aq me teper ne ate orar dhe une ndodhesha me ne fund pak momente me familjen time. Nuk mund te rri i veshur me uniforme edhe kur luaj me femijet e mi! Meqe radioja ime rri ndezur dite e nate, une sapo kam degjuar komunikimin e sherbimeve te policise per situaten, kam nderprere ato pak momente qe kaloj me familjen dhe me shpejtesi kam dale ashtu si isha dhe jam vene ne drejtim te sherbimeve per te bere kapjen e ketyre personave. Tani, mund te me thoni, duhet te denohet nje njeri qe edhe pse jashte orarit te sherbimit fale pasionit te tij per punen qe ben, la gjithcka dhe doli per te qene ne krye te sherbimeve ne nje situate ne dukje te rrezikshme? Une mendoj se jo, dhe jam i bindur se kushdo qe e gjykon me gjakftoftesi e mendon si une. Duke falenderuar kedo qe pati durimin te lexoje. Do t’u thoja se kushdo qe mendon se do ule ritmin tim te punes dashurine time per kete vend me lojera te tilla te ndyra ,e ka shume gabim. Ju falenderoj pa mase te gjitheve qe me komentet tuaja pozitive dhe inkurajuese me beni me te forte dhe me te vendosur.
ZOT me ndrico mendjen, me forco zemren, me ruaj ndershmerine e me bej mua te drejte dhe modest! AMIN!”