Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.15 në fshatin Pleshë në Klos.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.