Detaje për riatdhesimet, Balluku tregon linjat e reja nga do fluturohet

Shpërndaje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka shpjeguar në emisionin Opinion, vijimin e procesit të riatdhesimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë mbetur jashtë. Balluku tha se janë kthyer deri tani 814 shqiptarë dhe procesi do të vijojë edhe në linja të tjera.

“814 shqiptarë janë kthyer me 7 segmente të fluturimeve që kemi bërë, por ndërkohë edhe nga Shqipëria kemi transportuar udhëtarë në destunacione të tjerë, në total, 1432.

Procesi i riatdhesimit është dinamik. Ne dimë aq numra sa kemi të deklaruar të rezervuar.

Deri në datën 26 do kemi edhe 660 qytetarë që kthehen duke e çuar numrin në rreth 1500 qytetarë, brenda 8 ditëve në 14 fluturime.

Parisi është një destinacion që i ka vendet e ezauruara. Londra po përgatitet për flurturimin e dytë pasi fluturimi i parë është kthyer sot. Madridi është një destinacion që do të kryhet gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë është future Bukureshti që nuk e kemi diskutuar, por kërkesa ka qenë e madhe si dhe Vjena të cilën e deklaroj, pasi leja është e marrë tashmë, do të kryhet në datën 27, ditën e hënë”, tha Balluku. Ndërkohë, Balluku tha se situata paraqitet pak më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Deri më sot kanë ardhur 26 qytetarë në shtete të ndryshme të SHBA. Jemi munduar që me kompani të tjera siç është Lufthansa apo Turkish, por ato avionë kthehen me qytetarët e tyre dhe mbi të gjitha nuk ndalojnë as në aeroportet ndërkombëtare, por në aeroportet ushtarake për t’i çuar qytetarët në karantinë”, tha Balluku.

“Ne do të vazhdojmë të kemi në çdo qytet nga i cili ju keni prenotuar, udhëtime të tjera. Roma do përsëritet, Milano gjithashtu, Londra ka luturimin e dytë, Frankfurti fluturimin e tretë dhe kështu me radhë. Asnjë qytetar nuk do mbetet pa riatdhesuar”, deklaroi ministrja./Opinion.al

Shpërndaje