
Shkodra do të mirëpresë më 27 korrik 2026 “Kolonën për Palestinën”, pjesë e një nisme paqësore që bashkon aktivistë, vullnetarë humanitarë dhe mbështetës nga vende të ndryshme të Europës në një rrugëtim solidariteti drejt Palestinës.
Takimi do të zhvillohet në Sheshin përpara Bashkisë Shkodër, nga ora 19:00 deri në 20:00.
Sipas organizatorëve, kolona do të kalojë në Shqipëri si pjesë e udhëtimit drejt Stambollit, ku pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës do të bashkohen përpara vazhdimit të etapës së ardhshme të misionit. Nisma synon të shprehë solidaritet me popullin palestinez dhe të kërkojë respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve të Shkodrës dhe të gjithë atyre që mbështesin paqen, solidaritetin dhe dinjitetin njerëzor të jenë të pranishëm për të mirëpritur kolonën dhe për të shprehur mbështetjen e tyre.




