Parashikimi i motit për këtë të shtunë…

Shpërndaje

Gjatë ditës së shtunë, territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe kushte atmosferike të favorshme në të gjithë vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në intervale të caktuara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare, intensiteti i saj mund të rritet deri në 14 m/s.

Në zonat detare pritet valëzim nga 1 deri në 3 ballë, duke ofruar kushte përgjithësisht të mira për lundrim.

Shpërndaje