
Marjana Koçeku ka reaguar pas largimit të saj nga Partia Socialiste, duke e cilësuar periudhën e fundit si një bllokim të padrejtë të mandatit dhe duke ngritur akuza ndaj shumicës parlamentare. Në deklaratën e saj, ajo kërkon hapjen e garës politike përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa shpreh një ton të fortë kritik ndaj mënyrës së funksionimit të sistemit politik dhe përfaqësimit në parlament.
Reagimi i plotë:
Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.




