Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti nga makina pak përpara se ta ekzekutonin, merren në pyetje disa persona…

Shpërndaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e 45-vjeçarit Valter Lleshi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë.

Veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura deri më tani kanë ndihmuar grupin hetimor të rindërtojë lëvizjet e viktimës në orët para atentatit.

Sipas burimeve hetimore, Valter Lleshi kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe, së bashku me një koleg pune, ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps, ku ishte i punësuar.

Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, kolegu i tij ka zbritur pranë një lokali, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm me automjetin e tij.

Ndërkohë, hetuesit kanë marrë në pyetje familjarë dhe punonjës të kompanisë ku punonte viktima, me qëllim hedhjen dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani, grupi hetimor po verifikon çdo pistë të mundshme, ndërsa vijojnë kontrollet dhe analizimi i provave të siguruara në vendngjarje.

Shpërndaje