
Edicioni i radhës i ciklit “Art’zanatet” në Shkodër solli një tjetër emër të artit dhe mjeshtërisë.
Në ambientet e kinemasë “Republika”, në prani të dhjetëra të rinjve dhe artdashësve, skulptori dhe muzikanti Sokol Kola ndau me publikun rrugëtimin e tij artistik.
Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, 45-vjeçari, biri i dy emrave të njohur të artit shkodran, skulptorit Ferit Kola dhe dirigjentes Elsa Kola, u ndal tek ndikimi që kanë pasur në formimin e tij artistik jo vetëm familja, por edhe traditat dhe atmosfera kulturore e Shkodrës.
Promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe artizanale, përmes dëshmive të artistëve dhe mjeshtrave për dijebërjen, zanatet tradicionale dhe ndërthurjen e tyre me artin bashkëkohor, janë synimi kryesor I ketyre takimeve
Cikli i takimeve “Art’zanatet”, i organizuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Bashkia Shkodër dhe Qendra për Hapje dhe Dialog, synon jo vetëm evidentimin e artisteve dhe mjeshtrave te artizanatit Shkodrane, por edhe ndërgjegjësimin kryesisht të të rinjve për ruajtjen dhe promovimin etrashëgimisë kulturore jomateriale.




