
At Gjergj Fishta – “Drejtësia ndërkombëtare”
Hylli i Dritës, 1939, nr. 8–10, f. 369–379
II.
E po cilat mund të jenë këto interesa të çifutëve? Një palë thonë se i gjithë interesi e qëllimi i çifutëve përmblidhen në këtë: që me grumbullue pare. E kanë gabim. Çifutët janë një rracë superiore, të thonë çka të thonë kombet ariane, njerëz fort të squet, madje, në nevojë, edhe trima: janë do vjet që, sado ma pak me numër, po u rrinë ballë për ballë arabëve në Palestinë, tue u vra me ta si derrat me derra. Janë njëzet shekuj që kanë depërtue në Europë, e megjithëkëtë, një grusht njerëz tue qenë, jo veçse nuk janë shue, s’kanë humbë, por, ma tepër, kanë marrë pothuej hegjemoninë mbi të gjithë Europën e Amerikën. Prandej nuk mundet kurrsesi me qenë që mos të kenë tjetër qëllim të ekzistencës e të aktivitetit të vet, posë me grumbullue sa ma shumë pare.
Qëllimi i çifutëve asht ky: me shue kristianizmin e me luftue kulturën kristiane për me marrë ata sundimin mbi mbarë botën e me mëkambë mbretninë e Izraelit. E për me i dalë këtij qëllimi në krye, kanë përba një program, të cilin, doradoras me masonë, e përkrahë sidomos prej vitit 1848 e këtej, janë tue shti në punë pikë për pikë.
Pika e parë e programit të çifutëve dhe e masonëve asht: me ba që të zhduken mbretnit, personifikacioni i autoritetit trashëgues, e në kambë të tyne të vihen presidentë, udhëheqës të tyne, me plotfuqinë e shtetit në dorë. Edhe qe se, për me përmendë vetëm ma të mëdhenjtë, u zhduk Napoleoni III, humbi perandori i Kinës, u vra Cari i Rusisë, Guglielmi II doli vendit e bashkimit, perandori i Austro-Hungarisë vdiq rrugëve, Sulltani u ba muhaxhir.
Së dyti, ata kanë vu sy me shkatërrue e me zhdukë shtetet katolike. Edhe kështu humbi Shteti Papnor, u shkatërrue monarkia e Austro-Hungarisë, Spanja u la në gjak, sot mbaroi Polonia. Por patën ngrêhë çarqet ma shue edhe Italinë. Njëherë u doli me e shti në luftë krahës me aleatët në Luftën e Madhe, ku la gati 700.000 të vdekun e shpenzoi 200 miliardë franga. Fundi, në Konferencën e Paqes, nuk iu dha shpërblimi i merituem. Vitin 1935 msyen Italia e pushton Abisininë, punë që patën ba të gjitha shtetet e tjera, edhe ma Inglaterra. De Lidhja e Kombeve, institut çifuto-masonik, në emën të drejtësisë ndërkombëtare, i lëshon në qafë 52 shtete, për ta ba me vdekë urje me burra, gra e fëmijë të popullit, ndërsa Inglaterra i turret në Mesdhe me Home-Flit-in, veç për mos me e lanë që të hapet e të zgjanohet. E vërtetë se kësaj here hasi në hundëlesh, në Musolinin, i cili u ra grusht hundëve atyne 52 shteteve e ia futi shkelmin Home-Flit-it, tue i nisë prej Mesdheut si të kishin qenë sule kazanoresh. Megjithëkëtë, ia mbajnë mënijës se dikur do ta shkatërrojnë.
Pika e tretë, ndër ato ma të parat të këtij programi çifuto-masonik, asht: me shkaktue lufta e kryengritje ndërmjet popujsh kristianë, që të grîhen e të coptohen njani me tjetrin e përditë të shkojnë tue u ligështue e tue u farue ndërmjet vetes. Për këtë qëllim, si e rrëfen vetë maresiali Foch, lanë Polonisë qytetin Danzig e “korridorin”, që të mbinte lufta ndërmjet saj e Gjermanisë; e po për këtë qëllim, kohën e Napoleonit III, Trentino iu la Austro-Hungarisë, që dikur të pëlsiste lufta ndërmjet kësaj e Italisë.
Ma tepër, frota çifuto-masonike ndërkombëtare, për me ba që popujt kristianë të heqin keq e zi gjithmonë, banë plaçkë pothuej të gjithë arin e Europës e të Amerikës ndër banka, tue shtypë letra, të cilave u çohet e u ulet çmimi mbas qejfit të tyne, sundimtarë të përhershëm e të pakontrolluem, deri që një ditë, si mbas Luftës Botnore, t’ua lanë në dorë pa kurrfarë vlere, si etiketa shishesh të thata birre. Edhe kështu ndodh që shtetet veriore, qendrore, lindore e jugore të Europës rrojnë me bukë e bishta purish e me shpirt ndër dhambë.
Por as popujt e shteteve çifuto-pluto-demokratike të Perëndimit nuk e kanë, relativisht, sopatën në mjaltë. Edhe pse flitet për miliarda dollarë e sterlina, këto miliarda nuk dalin prej financave publike, por prej bankave, të cilat, si dihet, janë ndër duer të çifutëve e të masonëve.
Edhe kështu, tue vorfnue përditë ma tepër popujt kristianë të Europës e të Amerikës, frota çifuto-masonike ndërkombëtare po i del me përherësue ndër ta zinë e pakënaqësinë, prej së cilës mandej shkaktohen lufta e kryengritje në botë. Çifutët e masonët lypin me zhbi kristianizmin e kulturën e tij. Edhe luftën e sotsme kurrkush s’e ka dashtë, veç çifutët e masonët.
E kjo asht “drejtësia ndërkombëtare”.




