Nga Indrit VOKSHI
Ajo mbulesa jeshile me shkronja arabe, nuk është flamuri i Arabisë por është Shehadeti musliman. Flamuri i Arabisë ka një shpatë në të. Jo çdo mbulesë e gjelbër me shkronja është flamuri i Arabisë. Shehadeti ose varg tjetër, shkruhet në mbulesë jeshile ngaqë ngjyra jeshile është ngjyrë e pëlqyeshme në fenë islame. Shumica e vendeve muslimane, kanë ngjyrën jeshile apo të gjelbër në flamur. Sepse është punë e besimit fetar. Siç shumë shtete të krishtera si Anglia, Zvicra, Greqia etj kanë kryqin në flamur dhe kjo është padiskutim e drejta e tyre dhe krenaria e tyre.
Të mos keqinformohen njerëzit. Ta dinë për kulturë të paktën.
Si rregull unë sduhet të hap diskutime të tilla, sepse njerëzit nuk duan t’i marrin parasysh argumentet. Secili ka qejf mendimin e vet. Dhe nuk ia vlen. Veç po them, nëse dikë e pranoni si musliman ose si të krishter, duhet pranuar me sinqeritet. Jo e pranoj si musliman, po nuk ia pranoj shehadetin. Ose e pranoj si të krishter, por nuk ia pranoj kryqin. Kjo ska logjikë. Nëse e pranon thjesht e pranon.
Dhe është shumë keq të nisin të debatojnë shqiptarët nëpër komente fb, pa lidhje, për tema të tilla, të keqinformuar, të keqpërdorur, pa dijet minimale dhe një pjesë pa respekt për tjetrin. Thonë mandej pse lindin diktatura e rregjime satrapike! Lindin se e kanë materialin gati, frymëzojnë njerëzit për marrëzira, u thonë çfarë duhet, iu lavdërojnë çfarë njerëzit duan dhe iu shajnë çfarë njerëzit urrejnë dhe.. turmat nga pas. A argumenti, vërtetsia e logjika, sjanë askund, ikin mshefen prej zhurmës së turmave.
Çfarë hallesh kanë e me çfarë merren!