Shkodranët nuk e braktisin as në kohë lufte! Ja ideja brilante për t’i dhënë lamtumirën e fundit Gezim Krujës

Shpërndaje

Një artist që ka dhuruar aq shumë buzëqeshje në çdo shtëpi të shqiptarëve nuk mund të ikte nga kjo botë pa marrë atë që meriton.

Shqiptarët janë popull që e duan dhe e vlerësojnë artin, e aq më tepër dinë të bëjnë dallimin midis një artisti të vërtetë dhe atij të katapultuar në një skenë. Dhe Gëzim Kruja ishte i tillë dhe as koronavirusi, një virus vd.ekjeprurës, nuk mund t’i ndalë shqiptarët, specifikisht shkodranët, që ta përcjellin për në banesën e fundit si një artist siç ai e meriton.

Nesër, në pamundësi për t’u mbledhur për homazhe në teatrin e qytetit, faqja “Reagoj për Shkodrës” ka ftuar të gjithë që ta duartrokasin nga ballkonet teksa trupi i tij i pajetë kalon në qytet për të shkuar për në banesën e fundit, duartrokitje në formë vlerësimi, falenderimi për gjithçka ai ka dhënë. Figurat e shquara si Gëzim Kruja meritojnë shumë më shumë se kaq, por në këtë kohë kjo është “gjithçka” që mund të bëhet.

“Miq të dashur, aktori i madh i humorit shkodran Gëzim Kruja është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të madhe dhe një kujtim të bukur për të gjithë ne. Në pamundësi që të nderojmë të gjithë duke i shkuar në varrim për shkak të situatës me koronavirusin propozojmë që të gjithë ne të dallim në ballkone për të duartrokitur teksa trupi i pajetë I tij kalon në qytet për të shkuar për në banesën e fundit”, shkruhet në faqe teksa i ftojnë të gjithë ta shpërndajnë sa më shumë këtë thirrje. Gëzim Kruja mbylli sot sytë përgjithmonë, por veprat e tij do të mbeten gjatë në memorien e të gjithë shqiptarëve.

Shpërndaje