Rama njofton për lehtësim të lëvizjeve: Askush nuk është i vetëm në përballjen ekonomike

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook” u shpreh se masat shtrënguese kanë ndihmuar në uljen e agresivitetit të armikut që na ka dëmtuar më pak se sa parashikimet tona.

“S’dua të entuziazmoj askënd para kohe, por dua t’ju informoj se po detajojmë për lehtësim gradual të masave që do hyjnë në zbatim menjëherë sapo të shohim fillimin e rënies së kurbës.

Nuk e dimë se kur, por dimë që deri në mes të prillit do mësojmë shumë mbi sa thellë është shtrirë ky armik i padukshëm mes nesh.

Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java e ardhshme, po qe se, numrat deri të dielën, do na lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren.

Unë do të bëj gjithçka për të mos lënë askënd vetëm në përballjen me rëndesën ekonomike. Por receta magjike nuk ka. Kushde që propozon receta me lek në dorë, ose vjen nga rruga e piramidave, ose nuk di se çfarë flet.

Kemi bërë takim me bankat dhe kemi marrë garancinë se 100mln dollarë në dispozicion të kompanive për punonjësit që nuk do shkojnë dot në punë do të funksionojë menjëherë. Lutem për durim dhe besim sepse ne jemi zgjuar kur ju shkoni të flini.

Kemi një problem real për ata që punonin në të zezë. Ne nuk mbajmë dot sytë mbyllur. Për këdo që punonte në të zezë, ne mund të ndihmojmë vetëm nëse na tregoni se në cilën kompani keni punuar në të zezë dhe kush ju ka paguar, kjo vlen jo për të ndëshkuar, por për të verifikuar rastin dhe për t’ju dhënë hakun”, tha Rama.

Shpërndaje