29 Nëntori/ Shqipëria shënon 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtimi fashist…

Shpërndaje

Këtë 29 Nëntor në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës, e cila u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Edhe dita e sotme do të shënohet me aktivitete përkujtimore nga autoritetet qendrore dhe lokale.

Dita e Çlirimit vazhdon të mbajë të përçarë politikën, pasi mazhoranca aktuale e sheh 29 Nëntorin si datë përkujtimore, teksa opozita pretendon se gjermani i fundit u largua më 28 Nëntor. 

Shpërndaje