Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të 2 informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për 2 aksidente, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
-arrestuan shtetasin V. D, 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen Draçin, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin P.B, 70 vjeç. Si pasojë 70 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” për drejtuesin automjetit, shtetasin F. L., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. S., 70 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka thyer një xham të biznesit piceri dhe ka kanosur shtetasit S. L., 36 vjeç dhe E. D., 33 vjeç;
-L. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasit V. K., 44 vjeç, dhe S. U., 44 vjeçe.
Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 55 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 34 vjeçare, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.