“Histori Sportive”/ 81- vjeçari Rauf Çanga, pjesë e Vllaznisë së artë të viteve 70-të…

Shpërndaje

Personazhi i radhës, në emisionin “Histori Sportive” transmetuar çdo të premte në ekranin e RTSH Shkodra nën drejtimin e gazetarit  sportiv  Gaspër Marku, këtë radhë ishte Rauf Çanga, 81-  vjeçari që ka lënë pas një karrierë të pasur me plot suksese.

Një figurë kjo e spikatur sportive, pjesë e Vllaznisë së artë të viteve 70-të, ku kulmin e saj e kishte në fitimin e dy trofeve në sezonin 1971-1972, kur fitonte Kupën e Republikës dhe titullin kampion.

Një karriere e pasur sportive e shoqëruar edhe me vlerësime të ndryshme nga klubi Vllaznia, qeverisja vendore, Federata Shqiptare e Futbollit, etj, e cila është pjesë e një familje të vjetër qyterare shkodrane, ku fillimet e sportit janë që me Asim Çangën, ish arbitrin e futbollit të brezit të njohur me ndërkombëtarin Bakir Dibra, për të vijuar edhe me Seit Çangën, një tjetër kampion me Vllazninë e viteve 70-80.

Jo vetem sporti, por pjesë e kësaj familje është edhe arti, me zërin këngëtares së mirënjohur Mukades Çanga. Krahas rrëfimit të vetë protagonistit të emisionit, Rauf Çanga, kujtime për karrieren e tij sportive kanë sjellë edhe miqtë e tij më të afërt, bashkmoshatarët e tin, Naim Bushati dhe Abdullah Djepaxhia, po edhe pjesëtarë të familjes së tij, të cilët e plotësuan edhe më mirë portretin e figurës së këtij veteran të nderuar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Emisioni “Histori Sportive”  do të vijojë të përcjellë në ekranin e RTSH Shkodra, emra të tjera të nderuar të sportit shkodran, sidomos ato të brezit të vjetër, të cilët kanë lënë mbresa dhe kujtime të bukura për komunitetin shkodran dhe më gjërë.

Shpërndaje