Një ngjarje aksidentale është regjistruar në fshatin Ducaj në Malësinë e Madhe.
Burimet paraprake bëjnë me dije se dy shtetas jane dëmtuar teksa prisnin dru në zonë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Mësohet se të plagosurit janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve, ka qënë dalja jashtë kontrollit e motorsekës qe pren dru që ka shkaktuar plagosjen e dy shtetasve.