Vau i Dejës/Kontrolle intensive në territor dhe në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Karmë dhe asgjësohen rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabisi në proces tharjeje).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prodhimit të narkotikëve, kanë ushtruar kontroll në zonën për të cilën disponohej informacion, në vendin e quajtur “Shpati i malit”, në fshatin Karmë, ku kanë gjetur rreth 120 kilogramë kanabis (bimë kanabis në proces tharjeje).
Një pjesë e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, me anë të djegies.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.