Shkodër/ Humbi kontaktet me familjen një ditë më parë, gjendet e pajetë 75 vjeçarja…

Shpërndaje

Valdete Shpataraku, 75 vjeç, e cila një ditë më parë kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur e pajetë sot në fshatin Drisht, njësia administrative Postribë.

E moshuara vuante nga humbja e kujtesës, çka kishte shqetësuar shumë të afërmit e saj. Pavarësisht kërkimeve intensive nga familjarët dhe autoritetet, fatkeqësisht, ajo nuk mundi të gjendej në kohë.

Ajo është gjetur pasditen e sotme nga forcat e policisë të cilët po krehnin zonën për të gjurmët e të moshuares./RealitetiPost/

Shpërndaje