Vrau me thikë bashkëmoshatarin, gjykata e Shkodres lë në burg 15 vjeçarin…

Shpërndaje

Arrest me burg për 15 vjeçarin K. Kolbuçaj i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen të bashkëmoshatarit të tij E. Gjoni.

I mituri Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.

Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesim më të lartë në shërbim të të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.

Shpërndaje