Policia e Shkodres arreston 27 vjeçarin e denuar për kultivim kanabisi…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe municioneve lufatarake”.

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Q., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin që drejtonte, ju gjetën mallara për të cilat nuk dispononte fatura përkatëse.

Statcioni i Policisë Fushë Arrëz referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 65 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

-Më datë 12.10. 2024, shtetasi V. H., 62 vjeç, banues në fshatin Ashtë, ka kallëzuar se gjatë natës kur nuk kishte njeri në banesë i kanë vjedhur grilat e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Ura e Kirit”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin F. H., 59 vjeç.

Ky shtetas duke drejtuar automjetin ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasja L. B., 43 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje