“Babai im mund të kishte vdekur”, u dogj nga shpërthimi i molotovit në protestë, aktorja: Policia nuk na ndihmoi!…

Shpërndaje

Aktorja, Juli Emiri ka bërë të ditur se ajo dhe i ati saj janë lënduar gjatë protestët të opozitës.

Aktorja shkruan se shpërthimi i një bombe molotov gjatë tubimit bëri që i ati të lëndohej e merrte flakë.

Siç aktorja përshkruan, sapo ajo dhe të tjerë protestues kanë kuptuar situatën, i kanë ardhur në ndihmë të atit të saj, por fatkeqësisht edhe ajo vetë është lënduar.

Ajo pretendon se asnjë nga uniformat blu nuk i ndihmoi, ndaj flakët i shuan me mjete rrethanore.

Postimi i plotë:

Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t’ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.

Babi mund të kishte vdekur sot.

Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë “mirë t’u bëhet/ç’u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)”, ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për t’a mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

Shpërndaje