Grabitja e Rinasit, dështon seanca për leximin e pretencës ndaj Talo Çelës…

Shpërndaje

Ka dështuar seanca për leximin e pretencës nga prokurorët Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu ndaj Talo Çelës, lidhur me grabitjen e 4.6 milion euro në Aeroportin e Rinasit.

Shkak u bë gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, për të cilën gjykata njoftoi palët se kishte probleme shëndetësore teksa nuk u caktua datë për seancën e radhës pasi mund të caktohet në gjyqtar tjetër për zëvendësimin e saj.

Në seancën e kësaj të marte, SPAK do të vinte me konkluzioneve dhe paraqitjen e pretencës si dhe njohjen e gjykatës me disa prova të reja që kanë dalë nga transkriptimet e bisedave në Sky Ecc.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme ka dënuar në Tetor 2023 me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë.

Shpërndaje