Dy të proceduar penalisht nga policia e Shkodres…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. K. alias V. K., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin lituanez R. A., 44 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në fshatin Grabom, motomjeti që drejtonte ky shtetas, për shkak të humbjes së kontrollit, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. Ç., 48 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë 44-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje