Dy të arrestuar në Vau Dejës, goditen me sende të forta 62 vjeçarin…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasit E. N., 34 vjeç dhe T. N., 68 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 62-vjeçar, i cili si pasojë po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 40-vjeçar.

Statcioni i Policisë Fushë Arrez referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 50 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 80-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

•Informacione paraprake

-Rreth orës 08:45, në Velipojë, automjeti me drejtues shtetasin G. Sh., 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T. G., 81 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi T. G., i cili është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

-Në orët e para të mëngjesit, është transportuar në spital, shtetasja D. A. (H.), 24 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesë, në fshatin Dragoç. 24-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e rastit.

Shpërndaje