Velipojë/Informacion shtesë
Në vijim të dy informacioneve te dhëna më parë, në lidhje me përplasjen e dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ku si pasojë e plagëve të marra shtetasi italian Nicola Lorio, 19 vjeç, humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Salvadore Di Tella, 20 vjeç, banues në Napoli Itali (vëllai i të fejuarës së shtetasit Nicola Lorio, që humbi jetën.)
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”