Policia rrugore e Shkodres arreston dy përsona që drejtonin makinën në gjendje të dehur…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit R. K., 24 vjeç, dhe L. V., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe i vizave” në ngarkim të shtetasit E. S., 35 vjeç, banues në fshatin Grizhe.
Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi penal pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ka aplikuar në sistem në Zyrën e Gjendjes Civile në Koplik me datën 08.09.2011 duke dhënë fotografi të një personi tjetër.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin gjerman F. G., 32 vjeç, pasi: Në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, gjatë procedurave për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se në subjektin (lokalin) që ai administronte, gjenerohej muzikë në tejkalim të normave të lejuara, pas orarit të përcaktuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje