Në qarkun e Shkodrës janë aktive 3 vatra zjarri, të cilat ndodhen nën monitorim për shkak të terrenit të vështirtë për të ndërhyrë.
Një nga vatrat e zjarrit ka rënë në zonën e mbrojtur të Thethit. Zjarri po mbahet nën monitorim nga punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse dhe banorët e zonës, ku pritet që të bëhet edhe izolimi i saj.
Një tjetër vatër aktive është në fshatin Kaprre që është izoluar dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Zjarr ka rënë edhe në fshatin Gjuraj të Njësisë Administrative Pult. Për shkak të terrenit shkëmbor ndërhyrja për shuarjen e tyre është e pamundur për të ndërhyrë nga toka.
Shërbimi zjarrfikës dhe emergjencat civile po mbajnë nën monitorim situatën.