Një aksident ndodhi rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, dhe një 52-vjeçar u dëmtua teksa u fut për t’u larë në lumin Buna dhe më pas u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.
U raportua se personi i dëmtuar është mjeku i QSUT, Arvin Dibra.
Ndërsa bëhet me dije se mjeku fatmirësisht nuk është në gjendje të rëndë dhe ka dalë nga operacioni.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.
52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje!