Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave i 2-ti! Vendos rekord personal…

Shpërndaje

Atleti shqiptar Franko Burraj ka mbyllur me sukses turin paraeliminator në lojërat Olimpike në Paris, duke arritur që të kualifikohet në raundin e parë. Burraj garoi në disiplinën 100 metra, në “Stade de France” dhe arriti që të dalë i dyti duke u kualifikuar kështu në fazën e raundin e parë.

Burraj regjistroi kohën 10.60, duke vendosur kështu edhe një rekord të ri personal.

Kjo është dita e 8-të e Lojërave Olimpike “Paris 2024” dhe është radha e sportistëve të atletikës që të deputojnë. Nesër Luiza Gega garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Shpërndaje