Osmani do të qëndrojë tek Vllaznia/ Osmani mohon që të ketë pasur përplasje mes tij dhe stafit drejtues…

Shpërndaje

Situata tek Vllaznia duket se po shkon drejt normalizimit. Pas shumë zërash për një largim të mundshëm të drejtorit sportiv, Tefik Osmani, nga kuqeblutë, diten sotme këto aludime janë hedhur poshtë nga vetë Osmani.

Në një intervistë për RTSH Shkodra, drejtori sportiv mohon që të ketë pasur përplasje mes tij dhe stafit drejtues, por ai i quan diskutime mes familjes së Vllaznisë.

Nga ana tjetër, Osmani ka konfirmuar që do të jetë pjesë e Vllaznisë duke dhënë kontributin e tij në sezonin e ri.

Sa i takon përgatitjeve për sezonin 2024-2025, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i shumë skuadrave të tjera në kampionatin shqiptar thekson se kuqeblutë po punojnë intensivisht për të qënë gati, ndërsa merkatoja do të vijojë të jetë e hapur për ofrimin e ndonjë futbollisti cilësor që mundë t’i shërbejë Vllaznisë.

Diten e nesërme, Vllaznia do të zhvillojë miqësoren e dytë pas asaj me Burrelin. Shkodranët do të presin në “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit.

Ky takim do të luhet në orën 18:00.

Shpërndaje