Një ditë e keqe për skuadrat shqiptare në garat evropiane.
Pas Shkëndijës, Llapit e Tiranës, sonte u eliminua edhe Vllaznia e Shkodrës.
Pikërisht në Shkodër, Vllaznia pësoi humbje të thellë 0:4 nga ekipi nga Islanda, Valur.
Në duelin e parë, Vllaznia kishte arritur të nxjerrë barazim 2:2 dhe kur mendohej se do ta kishte diç më të lehtë në ndeshjen e kthimit, ashtu edhe nuk ndodhi.
Valur shënoi tri herë qysh në pjesën e parë, për ta mbyllur dilemën e fituesit.
Kësisoj, për Vllazninë e Shkodrës mbyllet qysh këtu aventura evropiane.