Ka ndryshim arbitrash per sfiden e kthimit ne Conference League, mes Vllaznise dhe Valur. Fillimisht per te gjykuar ndeshjen e kthimit ne Shkoder ishte caktuar arbitri Kamal Umudlu nga Azerbajxhani.
Por, duke marre parasysh incidentet ne fundin e sfides se pare ne Islande, UEFA ka marre “masa” duke ndryshuar arbitrin kryesor.
Keshtu, gjyqtar kryesor do te jete italiani
Simone Sozza, ndersa ndihmes te tij do te jene: Davide Imperiale dhe Filippo Bercigli, po nga Italia. Arbiter i katert do te jete italiani Antonio Rapuano.
Nderkohe orari i ndeshjes eshte parashikuar ne oren 18:00, por edhe per kete flitet per ndonje ndryshim te mundshem. Gjithsesi, deri tani orari zyrtar per sfiden e kthimit ne Shkoder eshte 6 e pasdite. /SportngaBajraktari