Suksesi i Mullisit në Europianin e peshëngritjes, deputeti Çela dhe kreu i Qarkut Ndou, presin  përfaqësues të FSHP…

Shpërndaje

Suksesi i arritur nga kombëtarja kuqezi e peshëngritjes U16 në Kampionatin Europian të zhvilluar në Greqi, ku talenti  shkodran Antonino Mullisi fitoi tre medalje duke u shpallur nënkampion Europe, është shoqëruar me një pritje të ngrohtë nga deputeti i qarkut Shkodër Agron Çela dhe kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou. Takim në të cilin, krahas kampionit Mullisi,  ishin edhe trajneri i kombëtares dhe i Vllaznisë, Artur Lagja, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, antari i kryesisë së federates, Asim Belinova, dhe kryegjyqtari i federatës, Avni  Boja.

Kombëtarja e Shqipërisë në pershëngritje do të jetë pjesëmarrëse së shpejti në Kampionatin Botëror U-20, ku synon mdalje me talentin tjetër shkodran, Saimir Lagja.

Shpërndaje