Reali i Madridit ka fituar dhe trofeun e 15 përballë Borussia së Dortmundit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Pjesa e parë foli e gjitha për Dortmundi i cili rikthehej në finale pas 11 vitesh. Verdhezinjtë patën disa raste të pastra shënimi, por Adeyemi u tregua i pasaktë, ndërkohë Fullkrugen u ndal vetëm nga shtylla.
Gjermanët e nisën njësoj dhe gjysmën e dytë të takimit, por dominanca e tyre nisi të binte, me Realin që filloi të merrte kontrollin e lojës. “Galaktikët” në minutën e 74 gjetën golin e parë me anë të Carvajal, pas një goditje këndi të Kroos.
9 minuta më vonë, një gabim në mbrojtje solli dhe golin e dytë të Vinicus Junior. Dortmundi arriti të gjente rrjetën me Fullkrug, por arbitri e anuloi më pas me VAR.