Egnatia ka arritur të fitojë në “Air Albania” ndaj Partizanit me rezultatin 0-1, në finalen e “Final Four” duke u shpallur kështu kampionë të Superiores.
Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Spahiu ka dhuruar një asist për Ibrahimoglu dhe ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës së “Demave”.
Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, tepër intensive nga të dyja skuadrat. Partizani provonte herë pas here të barazonte shifrat, ndërsa Egnatia tentoi gjithashtu të dyfishonte shifrat.
Por pavarsisht të gjithave rasteve, sfida përfundoi me shifrat 0-1 dhe Egnatia shpallet kampione e Superiores.