Mbyllet në barazim të bardhë takimi midis Tiranës dhe Vllaznisë në “Air Albania, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Abissnet Superiore.
Një ndeshje pa shumë ritëm, edhe pse kishte 2-3 momente të rrezikshme ku skuadra bardheblu mund të gjente golin. Një Vllazni që nuk ishte në 100% e sajë dhe kjo u duk edhe në krijimin e rasteve dhe aksioneve, që ishin të pakta, dhe si përfundim secila duhet të gëzohet me vetëm një pikë nga “Air Albania”.
Një barazim që nuk i bën punë asnjërës skuadër, me kuqeblutë që tani e shohin veten të “parakaluar” nga Partizani, dhe pozicionohen në vendin e tretë me 59 pikë, duke humbur kështu edhe shansin e marrjes së kreut, sepse matematika nuk i lejon pasi Egnatia me fitoren ndaj Dinamos u shkëput me 4 pikë diferencë.
Për sa i përket Tiranës, ata e shohin veten në vendin e pestë, me 1 pikë më pak se Skënderbeu dhe duhet të triumfojnë me të gjitha mënyrat javën e ardhshme kundër rrogozhinasve për të shpresuar akoma në “Final 4”. Mos të harrojmë gjithashtu që edhe korçaët duhet të bëjnë një hap të gabuar kundër Vllaznisë në Shkodër./panoramasport/