Amina Nabolli, një shkodrane kampione e karatesë në Kanada!

Shpërndaje

Një shqiptare kampione në Kanada! Amina Nabolli, vogëlushja shkodrane ka fituar medaljen e artë në “Open International de Montreal 2024” në sportin e karatesë duke përfaqësuar “Akademinë e Karatesë Alexandru Sorin” në Montreal.

Amina, vajza e gazetarit të njohur shkodran Elvis Nabolli që u zhvendos pak vite më parë me familjen e tij nga Shqipëria në Kanada, preferoi që në moshë fare të vogël sportin e karatesë, dhe sot në moshën 8 vjeçare ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara për kategorinë e saj +32kg në moshat 8-9 vjeç, duke dalë e para dhe duke u ngjitur në podium mes më të mirëve.

Vogëlushja Nabolli, e cila përfaqësoi shtetin kanadez në këto gara me pjesmarrje të gjërë të grupmoshave nga vende të ndryshme, ushtron sportin e karates prej 6 vitesh! Në aktivitetin internacional “Montreal Open 2024” marrin pjesë mbi 1226 atlete kryesisht nga disa kontinente!

Në një komunikim të shkurtër me Veriu Sport, 8 vjeçarja Amina Nabolli, e cila shkëlqen edhe si një nxënëse shembullore në shkollën fillore ku ajo studion, shprehet e kënaqur për suksesin e arritur, dhe për të, medalja e artë e fituar në “Open International de Montreal 2024”, e motivon për të vijuar edhe më me passion rrugën e bukur të këtij sporti. Duke shpresuar në një ecuri të suksesshme të karrieres së saj sportive, Amina, nuk e fsheh dëshirën, që nëse në vazhdimësi do t’i jepej mundësia të përfaqësonte flamurin shqiptar, do të ishte shumë e kënaqur./veriusport/

Shpërndaje