Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, UNISHK dhe UNITIR organizuan konferencën e përbashkët shkencore ndërkombëtare me temë “Qyteti i shtypit të pavarësisë (1913 – 1920)”. Ajo u organizua në mjediset e Bibliotekës Shkencore dhe në fokus ishin gazetat dhe shtypi i kohës.
Shtypi sot përballet me sfidat e veta, jo të lehta.
Të pranishëm në konferencë ishin akademikë nga Qendra e Studimeve Albanologjike, pedagogë dhe studentë nga të dy universitetet.