ava e 16-të e Superligës së futbollit U-21 ka sjellë në Shkodër skuadrën kryesuese të kampionatit, Bylisin e Ballshit duke mos njohur asnjë humbje. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, në formacionin e të cilëve spikatnin një numër i konsiderueshëm futbollistësh nga skuadra e parë, mund dhe në fakt duhej ta fitonin këtë ndeshje.
Shënojnë të parët me brazilianin Andrey Yago, barazojnë ballashiotët me Abazajn, Vllaznia shënon edhe dy herë të tjera me Antonio Delajn dhe Alfred Ajdareviç në pjesën e dytë, por pësojnë dy gola në fund të takimit duke regjistruar barazimin 3-3.
Me këtë barazim, Vllaznia U21 mban vendin e pestë në klasifikim me 26 pikë, ndërkohë që Bylisi është në krye me 42 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Vllaznisë, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës U21 do të luhet në kryeqytet përballë Korabit të Peshkopisë.