Talenti shqiptar Franko Burraj është kualifikuar për në gjysmëfinalen e 4oo metrave, në Kampionatin Botëror të Atletikës.
Ai është i pari atlet shqiptar mashkull që merr pjesë në gjysmëfinalet e një botërori.
“Në Kampionatin Boteror të Atletikes që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgoë të Skocisë në Britaninë e Madhe, atleti shqiptar Franko Burraj sapo u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400m, gara e tij e preferuar, me kohën 46.86, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë. Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21.10 me orën lokale (22.10 me orën tonë). I urojmë suksese Frankos!”, shkruan Federata Shqiptar e Atletikës.