Ndotja, faktor i përhapjes masive të autizmit në Vaun e Dejës! Çfarë zbulojnë hartat gjeologjike?

Shpërndaje

Në bashkinë e Vaut të Dejës gjenden disa depozitime mineralesh metalorë dhe jometalorë.

Këtu përmendim depozitime bakri, magnezi, argjile, dolomite, zhive apo mërkuri siç njihet ndryshe. Kjo, konsiderohet një lëndë e rrezikshme dhe me efekte të rënda për shëndetin nëse përhapet në mjedis. Edhe lëndët e tjera, nëse përhapen përmes ujërave sipërfaqësorë apo nëntokësorë, mund të shndërrohen mjaft toksike.

Depozitimit e bakrit vihen re në pjesën veri-lindore të Vaut të Dejës, në kufi me bashkinë Pukë. Në Koman gjenden dy pikatë depozitimeve të bakrit dhe të zhivës. Në njësinë e Shllakut, në malin e Gzhoprës vihen re depozitime të magnezit. Duhet theksuar senë bashkinë e Vaut tëDejës ka funksionuar fabrika e pasurimit të bakrit në Mjedë, e cila është mbyllur në vitin 2005.

Përveç fabrikës së pasurimit të bakrit, janë operuar disa miniera si ajo e nxjerrjes së zhivës në Koman, miniera e nxjerrjes së magnezit në njësinë Shllak. Sot janë ende aktive dy miniera bakri në Karma. Ndërkohë, janë disa subjekte që kanë leje minerare aktive për shfrytëzimin e disa zonave. Në Karmë janë dhënë dy leje, njëra prej të cilave për shfrytëzim të shisteve argjilore, tjetra për kërkim-zbulim të bakrit. Në Bushat dhe në Melgushë janë dhënë leje për shfrytëzim të karrierave të argjilës, dhe në Fshatin e Ri për shfrytëzimin e gurëve gëlqeror. Të dhëna këto që janë bërë publike në një analizë të thelluar për këtë territor në vitin 2017.

“Inside Story” ishte në Gomsiqe, aty ku ende duken gjurmët e minierës së magnezit që ishte aktive shumë vite më parë. Siç ndodh pothuajse në të gjithë Shqipërinë, galeritë e minierave qëndrojnë të hapura edhe kur nuk ushtrohet aktivitet. Kur ka reshje të dendura shiu, uji merr me vete të gjitha grimcat minerare që derdhen në përrua. Përbërja kimike e ujrave është kryesisht hidrokarbonat magnezjal i kalçinuar, siç citohet në një raport vlerësimi. Sipas banorëve, uji që vërshon në përrua merr tjetër ngjyrë. Njëjtë si ndryshku për shkak se shkëmbijtë kanë përmbajtje hekuri. Duke qenë një problem që vetëm thellohet ky i autizmit, përhapja e lëndëve toksike përmes ujrave dhe mjedisit, konsiderohet një prej pikave të dyshimit mbi situatën në zonë.

‘Nga ambienti ne marrim disa lloj efektesh shpërthyese që këto gjene të japin funksionin e vet dhe të çojnë si rrjedhojë në shfaqjen e spektrit të autizmit’, u shpreh epidemiologu, Ilir Alimehmeti.

Top Channel

Shpërndaje