Nuk ka fitues në supersfidën e Superiores, Vllaznia e Partizani ndajnë pikët në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Kuqeblutë” e Vllaznië kanë vijuar ecurinë e ndeshjeve pozitive, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë barazuar me rezultatin 1 me 1, ndaj “Demave të Kuq” të Partizanit, duke e mbyllur në “paqe”, supersfidën e javës së 21-të, të Superiores, të zhvilluar në “mitikun” e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, ku fillimisht në rrjetë e çuan topin, djemtë e Orges Shehit, me senegalezin, Maguette Gueye, godet bukur sferën në kokë, për t’i dhënë avantazhin të tijve, mirëpo avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 42’-të, “bomberi” shkodran, Bekim Balaj ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh, për të nisur festën e vendasve, në “Loro Boriçi”, duke siguruar kështu 1 pikë, nga një sfidë mjaft e vështirë.

Përsa i përket klasifikimit, në tabelën e Superiores, Partizani vijon të mbetet në vendin e 2-të me 36 pikë, tashmë 7 pikë, më pak se “Rrogozhinasit” e Egnatias, të cilët do të ndeshen të hënën, me Erzenin, në “Arena Egnatia”, ndërsa “Kuqeblutë” e Vllaznisë ndodhën në vendin e 3-të të tabelës, me 33 pikë, 3 më pak se “Demat” kryeqytetas e 3 më shumë se “Bardheblutë” e Tiranës. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Maguette Gueye, 0-1:

Goli i Bekim Balajt, 1-1:

Shpërndaje