Kupa, Vllaznia pret Flamurtarin/ Zëvendëstrajneri Shtubina dhe sulmuesi Çoba në Konferencë Shtypi…

Shpërndaje

Kupa e Shqipërisë, edicioni 2023/2024 do të rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e fazës së 1/8-ve. Të tetë takimet e këtij turi do të luhen në një ditë dhe ndeshjet do të nisin në orën 13:00 dhe 17:00. Dueli Vllaznia-Flamurtari, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, i planifikuar të nis në orën 17:00. Në konferencën e shtypit dhënë në prag të kësaj ndeshje, këtë radhë është paraqitur zv.trajneri Ndriçim Shtubina i shoqëruar nga sulmuesi kuqeblu, Mehdi Çoba.

Ndeshjet e këtij turi është vendosur të jenë teke, ku skuadra fituese kualifikohet në tetëshe.

Sulmuesin Çoba po kalon një formë të mirë sportive, dhe besimin e stafit si titullar, po ia shpërblen në fushën e lojës.

Të luajturit përkrah kapitenit Balaj, Çoba e quan privilegj duke mësuar nga përvoja e tij, ndërkohë që rivalitetin dhe konkurencen në skuadër e shikon pozitive.

Për Vllazninë, nga e mërkura në të dielë do të luhen dy ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”, ku krahas ballafaqimit të Kupës, presin të dielën Partizanin për kampionat.

Shpërndaje