Situata eshte e qete dhe fatmirsisht deri me tani ne Shkoder nuk raportohet ndonje qytetar i prekur nga koronavirusi. Por kjo nuk do te thote te mos merren masa, prandaj spitali rajonal i Shkodres ka bere gati dhomat qofte ne repartin infektiv, por edhe reanimacionin, ndersa paralelisht per personelin jane siguruar veshjet e posacme.
Paniku duhet zevendesuar me kujdes thote Dajti, duke kerkuar qe te respektohen masat e bera publike si qendrimi ne shtepi, shmangia e kontakteve te aferta dhe ambjetet e mbylluara.
Vizitat ne spital jane reduktuar dhe operacionet gjithashtu jane pezulluar me perjashtim te rasteve emergjente. Por Dajti tregon se jo ne cdo rast ka patur mirekuptim te qytetareve.
Paralelisht spitali pervec mjediseve te brendshme do te kryeje edhe dezinfektimin e hapesirave te jashtme si mase parandaluese per Covid 19.