Rënia e temperaturave në këtë periudhë ka shtuar edhe numrin e të prekurve nga virozat në qytetin e Shkodrës, epidemiologia Dhurata Hysa thotë se më të prekurit në këtë periudhë janë moshat pediatrike të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
Mjekja apelon për kujdes të përgjithshëm, një ushqim i shëndetshëm duke forcuar imunitetin, po ashtu të shmangen ambjentet e mbyllura me shume njerëz. Sa i takon virusit covid 19 Hysa thotë se numri i të prekurve është shumë i vogël në Shkodër aktualisht ndërsa shton se forca e tij ka rënë dhe simptomat e virusit janë të lehta.