“Mungonte ideja për pasin e fundit, këta lojtarë kemi”, Osmani flet pas barazimit të Vllaznisë: Ndikojnë mungesat që kemi…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi pas barazimit pa gola ndaj Laçit se skuadra e tij po kalonte një moment të vështirë për shkak të dëmtimeve e mungesave të shumta të lojtarëve cilësorë.

“Mendoj se probleme kishim në 20 metrat e fundit të kundërshtarit ku mungonte ideja për të dhënë pasimin e fundit, disa herë që depërtuam ishim shumë statik në zonë.

Mungesat e Balajt dhe Malës? Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Veçanërisht Balaj të ishte sot, me këto raste që krijuam do të kishte shënuar gol, se është tipik lojtar sulmues, që ndjen topin, sulmon hapësirën. Ishte evidente mungesa e Balajt, por edhe e Malës sigurisht.

Ndryshimi mes kampionatit shqiptar me maqedonas? Kampionati shqiptar është shumë më i mirë, shumë ekipe më cilësorë. Kurse në Maqedoni ka shumë pak ekipe cilësore dhe është e dukshme që kampionati i Shqipërisë është shumë më i fortë.

Shpërndaje