Federata shqiptare e peshëngritjes zhvilloi në Tiranë Kampionatin Kombëtar për moshat U-15 dhe 23. Ekipi kuqeblu i Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Artur Lagja, mori pjesë me kategorinë e moshës U 15 duke konkuruar me 9 vjeçarin e talentuar të peshën 61 kg, Ensar Prroni, për të vijuar me pjesëtarët e tjerë kuqeblu, Siard Aga, Klevis Bazi, Antonino Mullisi dhe Sajmir Lagja. Ashtu siç premtoi edhe në deklaratat e pragkampionatit, peshëngritësi i talentuar shkodran, Antonino Mullisi, bëri paraqitjen më të mirë, jo vetëm nga ekipi i Vllaznisë, por edhe në rang kombëtar duke qënë më i miri i krejt aktivitetit.
Falë një përgatitje sistematike dhe më baza profesionale me trajnerin e tij Artur Lagja, i cili është njëherazi edhe trajner i kombëtares së Shqipërisë, talenti Antonino Mullisi, arriti të shpallej, jo vetëm kampion kombëtar në peshën e ti deri në 67 kg, por edhe të përmirësoi nëntë rekorde të reja kombëtare. Konkretisht, Mullisi arriti të fiksoj në boshtin e shtangës së ngritur prej tij 101 kilogram në stilin e shkëputjes dhe 123 kilogram në stilin e shtytjes. Rezultate këto të parametrame bashkëkohore, që garantojnë arritjen e rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndonëse, nuk arritën të shpallen kampion kombëtar, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit të peshëngritjes Vllaznia, ku nëntë vjeçari Ensar Prroni u rendit i dytë në peshën e tij komnukruese deri në 43 kg duke ngritur 55 kg në stilin e shkëputjes dhe 55 kg në stilin e shtytjes. Po kështu, edhe peshëngritësi tjetër shkodran, Siart Aga, konkutues në peshën 61 kg me 68 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 në shtytje, renditet i dyti.
Një tjetër rezultat pozitiv nga ekipi i Vllaznisë është edhe ai i arritur nga Klevis Bazi konkurues në peshen 67 kg duke u renditur i dyti me 67kg në shkëputje dhe 85 kg në shtytje. Bazuar në këto rezultate individuale, Vllaznia arrin të renditet e dyta në klasifikimin ekipor, një pozicion që arrin ta rimarrë pas më shumë se dy vitesh, dhe që me brezin e talentuar që ka në dispozicion, trajneri Lagja premton së shpejti titullin kampion.