Reparti i Hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës vijon shërbimin e koronarografisë për pacientët.
Këtë vit janë regjistruar 600 ndërhyrje, të cilat kanë përfunduar të gjitha me sukses.
Hapja e këtij shërbimi ka bërë që koha e pritjes së pacientëve në nevojë të shkurtohet nga 6 muaj apo një vit që ishte më parë në 4–6 javë.
“Fatmirësisht në spitalin tonë u bë një periudhë e gjatë prej 4–5 vitesh, kur funksionon në mënyrë perfekte Reparti i Hemodinamikës. Këtë vit numri po kalon 600 raste të trajtuara në klinikën tonë,” shprehet kardiologu Edi Smajlaj
Mjeku Smajlaj tregon se ekipi pranë këtij reparti është i specializuar dhe shumë shpejt do të mbulohen të gjitha ndërhyrjet pranë spitalit rajonal të Shkodrës.
“Ka raste për të cilat ndihemi me të vërtetë mirë, sepse kemi pasur mosha të reja që kanë gjetur zgjidhje për një kohë shumë të shkurtër,” thotë Dr. Smajlaj.
Investimi i realizuar disa vite më parë në repartin e kardiologjisë ofron një gamë të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar.