Arresti Kardiak: 5 gjërat qe rrisin rrezikun…

Hapat parandalues ​​qe duhen ndermarrë dhe çfarë të bëjmë në rast urgjence.
Shpërndaje

Shumica e njerezve mendojne se shkaku më i shpeshte i vdekjes në popullate është Infarkti në Zemër, Kanceri apo Stroku (Insulti), por në realitet është Arrest i Kardiak. Arresti Kardiak është një problem me sistemin elektrik të zemrës suaj (zakonisht quhet takikardi ventrikulare ose fibrilacion ventrikular).

Shumica e viktimave të arrestit kardiak mbijetojnë nëse marrin ndihmë shumë shpejt. Por ne realitet ai është fatal 95% të kohës.

Vetëm rreth 5% e atyre që kanë një arrest kardiak mbijetojnë aq kohë sa të arrijnë – dhe më pas të dalin nga spitali te gjallë,

Ata mund të kenë qenë vetëm ne momentin qe i ka ndodhur arresti kardiak, mund te kene qene me dikë që nuk dinte te jepte ndihmen e pare (CPR), apo askush nuk telefonoi urgjencen, 127. Ose skuadra ndihmes se pare nuk ka arritur brenda 10 minutave të kërkuara për të parandaluar vdekjen e trurit.

Çfarë ndodh brenda zemrës tuaj gjatë Arrestit Kardiak ?

Në arrestin kardiak, zemra zakonisht punon në mënyrë të çorganizuar.

Ndërpritet qarkullimi i gjakut, dhe gjaku nuk arrin në mushkëri apo tru. Njeriut ne menyre te papritur i bie te fiket, nuk përgjigjet, nuk merr fryme, nuk ka puls.

Askush nuk mund te rezistoje ne këtë gjendje për më shumë se katër ose pesë sekonda pa i rene te fiket.

Një krizë vdekjeprurëse e shëndetit publik

 Ne USA, rreth 365,000 njerëz në vit përjetojnë Arrest kardiak në shtëpi ose jashtë në publik. Kjo është afërsisht e barabartë me vdekjet vjetore se bashku nga:

Armët e zjarrit.

Aksidente automobilistike.

Kanceret e gjirit, qafës së mitrës, zorrës së trashë dhe kancerit.

Zjarret në shtëpi.

Diabeti.

Sëmundja e Alzheimerit.

HIV.

Vetëvrasjet

 Arresti Kardiak është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjes së papritur. Shkaqet e tjera te vdekjes se papritur përfshijnë infarkt të miokardit (ataku në zemër), carje të muskujve të zemrës dhe goditja në tru (STROKE/Insulti).

5 gjëra që rrisin rrezikun tuaj për arrest kardiak të papritur.

Çrregullimet e ritmit të zemrës që çojnë në Arrest Kardiak mund të shkaktohen nga:

 1. Cikatricet. Problemet e ritmit te zemres shpesh here shfaqen tek një muskul zemre i dëmtuar. “Cikatricet ne muskulin e zemres bejne që sinjalet elektrike të zemrës të crregullohen”. Shkaqet më të zakonshëm te cikatriceve janë sëmundja e arterieve koronare dhe kardiomiopatia. Infarktet e zemrës shkaktojne vdekje te nje pjese te muskulit te zemre, e cila me vone krijon cikatrice.

Infeksionet virale, disa semundje te trashëgueshme apo autoimune dhe kimikatet toksike gjithashtu mund të dëmtojne dhe te lene shenje/cikatrice ne muskulin e zemrës.

 2. Një fraksion i ulët ejeksioni. Nëse keni insuficiencë kardiake me një fraksion ejeksioni prej 35% ose më pak, zemra juaj nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm me çdo rrahje. Kjo situate prish ritmin tuaj të zemrës dhe rrit rrezikun e vdekjes së papritur kardiake.

Vendosja e një defibrilator kardiak të implantueshëm (ICD) do t’ju shpëtojë nga këto episode të rrahjeve te zemres se shpejta dhe te parregullta, do t’ju zgjasë jetën dhe do t’ju lejojë të ktheheni në jetën normale. ICD-të rrisin mbijetesën nga ndalimi i papritur i zemrës me 98% sepse reagojnë brenda disa sekondave, jo disa minutash.

3. Një histori familjare. Nëse një i afërm i shkallës së parë – një nga prindërit ose vëllezërit e motrat tuaj – ka vdekur i ri për arsye të panjohura, atëherë rreziku juaj per te vdekur ne moshe te re dhe papritur është gjithashtu më i lartë (Arresti Kardiak është shkaku me i shpeshte në këto raste).

4. Pirja e duhanit. Pirja e duhanit rrit në mënyrë dramatike rreziqet tuaja per atak në zemër dhe vdekje të papritur kardiake. Kur vendoset ICD tek duhanpirësit, eshte pare se tek ta ka me teper goditje elektrike nga paisja, që do të thotë se ata kanë më shumë crregullime te rrezikshme te ritmit te zemres.

 5. Mos menagjimi i mire i insuficiences kardiake. Nëse keni simptoma të Insuficiences Kardiake (veshtiresi ne frymemarrje dhe pamundesi per te bere aktivitet fizik) me apo pa ulje te fraksionit te ejeksionit, atehere keni nevojë për medikamente. Medikamente të tilla si ACE inhibitoret dhe beta bllokuesit do ta ruajne zemrën tuaj qe të mos lodhet shumë, do të përmirësojë funksionin e saj dhe do të ulë rrezikun e Arrest Kardiak.

Çfarë duhet të bëni në rast urgjence

Nëse dikush pranë jush bie dhe nuk reagon, pa shenja të frymëmarrjes dhe pa puls, telefononi në 127. Nëse dini të përdorni një defibrilator automatik të jashtëm (AED), gjeni një dhe përdorni atë. Nëse jo, bëni CPR derisa të vijë ambulanca.

​Defibrilimi është gjëja Nr. 1 që përmirëson mbijetesën në arrestin kardiak. CPR i mban njerëzit gjallë aq kohë sa të defibrilohen, 

​Mësimi i ketyre dy aftësive mund të shpëtojë një jetë. Kryqi i Kuq ofron trajnime, ashtu si dhe shumë shoqata mjekesore te tjera.

​Një fjalë për të mençurin

​Shumica e njerëzve që vdesin papritur ose nuk e dinin se do të vdisnin papritmas ose nuk u kushtonin vëmendje shenjave paralajmëruese.

​Ne shum raste nje gjendje te fikti e shkurter mund te mos jete me rendesi. Por gjithashtu edhe mund të jete nje crregullim serioz i ritmit te zemres i cili flet per semundje te rendesishme te zemres.

​Nëse ju apo nje te afermit tuaj i ka rene te fiket, kini parasysh se ekziston rreziku per Arrest Kardiak dhe duhet te takoni menjehere një mjek.

​Nëse keni cikatrice ne zemer apo simptoma të Insuficiences Kardiake, apo një histori infarkti në zemër, apo një fraksion të ulët ejeksioni dhe vazhdoni të pini duhan, ka mundesi qe të keni nevojë për një ICD.

(Klinika e zemres DRAGUSHA)

Shpërndaje